Pas 16 vitesh SHBA-ja rifillon ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

  • 26 July 2019 - 09:08
Pas 16 vitesh SHBA-ja rifillon ekzekutimet e të dënuarve me vdekje

Shtetet e Bashkuara do të ekzekutojnë pesë persona të cilët janë të dënuar me vdekje.

Këtë e konfirmoi, te enjten, Prokurori i Përgjithshëm, William Barr, i cili tha se pesë të burgosur, të cilët janë të dënuar me vdekje, do të ekzekutoheshin.

Ata janë të dënuar për vrasje ose dhunime të fëmijëve apo të moshuarve, tha kreu i Departamentit të Drejtësisë.

Ekzekutimet janë planifikuar për dhjetor të vitit 2019 dhe janar të 2020-s.

Njoftimi, heq një moratorium joformal mbi dënimin me vdekje, që nga ekzekutimi i vitit 2003 i Louis Jones Jr, një veteran i Luftës së Gjirit i cili vrau një ushtar 19-vjeçar, Tracie Joy McBride.

Vendimi i qeverisë federale të SHBA-së, për të rifilluar ekzekutimet e dënimeve me vdekje, pas një pauze 16-vjeçare, kanë ngjallur kritika nga grupet e të drejtave të njeriut, dhe udhëheqësit demokratë.

Disa kandidatë për nominimin e demokratëve për garën presidenciale të vitit 2020 kërkuan që dënimi me vdekje të hiqet.

(Kosova Sot Online)