Vjen thirrja për kosovarët, kërkohet ndëshkimi i madh në zgjedhje

  • 29 July 2019 - 07:40
Vjen thirrja për kosovarët, kërkohet ndëshkimi i madh në zgjedhje

“Nëse nuk dalim ta japim votën tonë për ndryshime nuk kemi të drejtë të ankohemi. Është momenti i fundit për reflektim qytetar. Të shikojmë botën e Evropën në rend të parë sepse atje asnjë partie nuk ja ofrojnë shansin e dytë nëse kanë dështuar në mandatin e parë. E ne i kemi në pushtet të njëjtit qe njëzet vite. Tash është koha ti dërgojmë atje ku e meritojnë”, tha Preteni për Kosova Sot Online”.

Ish kreu i Agjencionit Kundër Korrupsionit në Kosovë, Hasan Preteni, duke ditur se sa thellë është e korruptuar kjo klasë politike që po qeverisë keq me vendit për dy dekada, kërkon që në zgjedhjet e radhës që kemi përpara, më shumë se kurrë të zgjohet mllefi qytetar për të ndëshkuar me votë demokratike kundër atyre që arritën të vjedhin jo votën, jo vetëm buxhetin e shtetit, por kanë vjedhur dhe vrarë edhe shpresën e qytetarit.

Image

Sipas Pretenit, abstenimi nga zgjedhjet, mos ndëshkimi i politikanëve të korruptuar kësaj radhe, do të ishte një vetëvrasje e madhe qytetarë ndaj vetvetes.

“Qytetari duhet të reflektoje,nuk duhet të ankohet dhe flas vetëm nëpër ndeja dhe tubime jo formale. Ne si shtet i ri kemi nevojë për qytetari aktive, vetëm kështu mundë të kemi një qeverisje të re në kuptimin e plotë të fjalës. Të kaluarit vodhën shumë, dhe tani jo se nuk po ndjekjen se po vjedhin, por nuk po dimë se ku po i dërgojnë mjetet”, tha Preteni për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, të gjithë këta që ishin në pushtet në këto dy dekada që po lëmë mbrapa, nuk i sollën gjë të mirë vendit, janë pasuruar në mënyrë enorme dhe kurrë nuk e kanë deklaruar si duhet prejardhjen e asaj pasurie.

“Ata kanë më shumë se që ju duhet edhe pasardhësve të tyre në dy gjeneratat tjera, ata edhe ndërtuan më shumë se që kanë nevojë,ata paguan edhe për shantazhe dhe pabesi tjera. Ata kanë mjete të mjaftueshme që ta paguajnë edhe klientelën e vetë për ti vjedhur votat në zgjedhjet e radhës, prandaj në zgjedhje duhet të dalin të gjithë e jo vetëm klientela e paguar dhe korruptuar”, shtoi Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

Ndryshe sipas Pretenit, nëse nuk ka masivitet të daljes në zgjedhje për ndryshime, qytetarët e humbin të drejtën e ankesës për çfarëdo lloj abuzimi që ndodhë nga përsëritja e të njëjtës politikë të inkriminuar në pushtet.

“Nëse nuk dalim ta japim votën tonë për ndryshime nuk kemi të drejtë të ankohemi. Është momenti i fundit për reflektim qytetar. Të shikojmë botën e Evropën në rend të parë sepse atje asnjë partie nuk ja ofrojnë shansin e dytë nëse kanë dështuar në mandatin e parë. E ne i kemi në pushtet të njëjtit qe njëzet vite. Tash është koha ti dërgojmë atje ku e meritojnë. Në fillim largim e pastaj krijim të institucioneve të mirëfillta dhe gjyqësor të pavarur që i thotë stop hajnisë në angazhim kundër keqbërësve të këtyre dy dekadave që po mbeten pas”, përfundoi ish kreu i AKK-së Hasan Preteni për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)