Ish agjenti i SHIK-ut plas ‘bombën’: Ja kush po ia punon Haradinajt me Specialen, akuzon rëndë Thaçin

  • 20 July 2019 - 17:15
Ish agjenti i SHIK-ut plas ‘bombën’: Ja kush po ia punon Haradinajt me Specialen, akuzon rëndë Thaçin

“Kjo tregon se është skenar i përgatitur mirë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë, Rusinë e Hashim Thaçin dhe deri diku edhe me DGSE shërbimin Sekret Francez”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Duke u bazuar në deklarimet e fundit të Ramush Haradinajt se skenari i ftesës që i është bërë për Gjykatën Speciale, respektivisht intervistimi në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale, ka prapavijë politike të montuar brenda Kosovës, ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari e ka fajësuar presidentin, Hashhim Thaci, për të cilin thotë se qëllimi i Thaçit për këtë prapavijë është hetuar që në kohën e diskutimit në Kuvend të Ligjit për Gjykatën Speciale.

Image
Naim Miftari

“Me presionin e bërë ndaj deputetëve nga Hashim Thaçi, aty është parë se qëllimi është realizimi i synimit pro serb për izolimin e një numri të madh të ish luftëtarëve të devotshëm të UÇK-së, dhe përgatitja e hershme e shantazheve ndaj tyre, për ta shpëtuar, amnistuar veten e tij nga ndjekja. Edhe atëherë u ditë shumë mirë se kjo gjykatë nuk është e drejt ndaj Kosovës por u duke u frikësuar secili lider për karrierën e vetë politike dhe duke shpresuar se nuk do të jen vetë target i kësaj gjykate politike, e kanë votuar vetë këtë Gjykatë selektive”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”.

Sipas Miftarit, piketimi i figurës së Haradinajt nuk është i vonshëm, por shumë i hershëm, për inate madje që nga koalicioni i parë me LDK-në, skenar që u përsërit edhe tani.

“E kujtojmë gjykimin e par të Ramush Haradinajt para shumë vitesh në momentin që Ramushi ka bërë qeveri me Rugovën LDK e kanë kryqëzuar menjëherë, zyrtarisht pas 3 muajve, njëjtë ngjau edhe tani. Haradinaj si kryeministër nuk e hëngri çorbën e tradhtisë për pazare me Serbinë sikur e hëngër me demarkacion çorbën e Hashim Thaçit por ju bë hapur kundërshtar i planeve Serbo-Ruse dhe të Hashim Thaçit, dhe menjëherë u kryqëzua me thirrjen e dytë nga Tribunali, çka tregon se është skenar i përgatitur mirë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë, Rusinë e Hashim Thaçin dhe deri diku edhe me DGSE shërbimin Sekret Francez”, shtoi Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Ky skenar kundër Haradinajt, sipas Miftarit është vazhdimisht aktiv pasi që në Haradinaj nuk ka rënë në kurthet e UDB-së të instaluara deri edhe në LPK- përmes rrjetit të spiunazhit për ta kontrolluar veprimtarinë e UÇK-së.

“Mos të harrojmë pra Ramush Haradinaj nuk është produkt i UDB-së apo LPK-së, as nuk është produkt i shërbimit sekret Francez siç është Hashim Thaçi, dhe mos të harrojmë se Franca është shtet i lidhur ngush tradicionalisht me shtetin dhe shërbimin sekret Serb gjatë tërë historisë së tyre. Mos të harrojmë se Ramush Haradinaj ka dhënë gjak të familjes të tij dhe të vetin për lirinë e Kosovës”, ka kujtuar ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Tani , sipas Miftarit, Ramushi duhet të përgatitet për zgjedhje por mos me qenë i uritur për pushtet dhe me qeveris bashkë me kriminelët serb e as me bandën e SHIK-ut.

“Nuk duhet me qeverisë bashkë as me bandën e Hashim Thaçit i cili me SHIK-un e tij ja kanë përgatitë dosjet që nga viti 1998-99 e gjer më sot dhe jo vetëm Ramushit por edhe mijëra dosje tjera kundër komandantëve dhe ushtarëve të zot të UÇK vetëm që Thaçi dhe banda e tij e ngushtë e lidhur ngushtë edhe me Serbin të jenë në pushtet gjersa nuk e copëtojnë Kosovën siç e kanë copëtuar gjer më sot për ta shpëtuar vetveten”, tha Miftari për “Kosova Sot Online”. 

Ai beson që goditjet e sinkronizuara kundër Haradinajt, me dosjes e UDB-së dhe të SHIK-ut, nuk do të ndalen shumë kohë, ngase ato tash drejtohen më lehtë në Gjykatën Speciale në Hagë dhe nga atje Haradinaj nuk do të lihet i qetë për të vazhduar politikën.

“Ramush Haradinaj pas ca kohësh do të goditet prapë edhe më rëndë nga Tribunali special i Hagës, ose më mirë ta quajmë Tribunali i Hashim Thaçit dhe atyre shteteve armiqësore që sot ju pengon shtetësia e Kosovës, që ju ka penguar lufta e shenjtë e ushtarëve të UÇK për lirin e Kosovës”, përfundoi Naim Miftari për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)