Punëtorët e sigurimit të aeroportit të Gjakovës në protestë pasi u pushuan nga puna

  • 30 July 2019 - 08:46
Punëtorët e sigurimit të aeroportit të Gjakovës në protestë pasi u pushuan nga puna

Punëtorët e sigurimit të aeroportit të Gjakovës sot kanë dalë në protestë për shkak se u larguan nga puna pasi ky institucion kaloi në menaxhim të Ushtrisë së Kosovës.

Nëntë punëtorët që u larguan më 16 korrik që gjashtë vjet kanë punuar në këtë institucion. Ky largim është i rëndë pasi u bë pa paralajmërim dhe se kontratën e kanë pasur deri më 31 prill 2020.

Përveç nëntë punëtorëve të sigurimit nga nesër edhe drejtoresha dhe shtatë punëtorë të shërbimit teknik të aeroportit do të jenë në gjendje të njëjtë si punëtorët e sigurimit.

Ata po thonë se dëshirojnë të mbesin në punë dhe të zbatohet ana ligjore.

(Kosova Sot Online )