Çfarë bëri Veseli që injoroi takimin me Haradinajn, Limajn e Pacollin

  • 30 July 2019 - 14:49
Çfarë bëri Veseli që injoroi takimin me Haradinajn, Limajn e Pacollin

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka injoruar ftesën që iu është bërë nga partneri i tij në koalicion, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, për t’u takuar sot. Sidoqoftë, Veseli ka preferuar që të takohet me struktura të partisë për t’u bërë gati për zgjedhje.

Kryetarii i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar sot kryesitë e degëve Pejë e Kamenicë.

Veseli dhe anëtarësia e degëve biseduan për përgatitje që PDK dhe degët e saj po bën në terren në komunikim me strukturën dhe qytetarët.

Ai tha se ka një angazhim maksimal nga strukturat dhe shumë qytetarë, të rinj e të reja po bashkohen për t’u bërë pjesë e fitores për Kosovën.

“Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në këtë proces për fitore bindëse. Ky është vullneti i qytetarëve anekënd Kosovës dhe kjo po dëshmohet çdo ditë me entuziazmin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm që ne të marrim përgjegjësitë për të çuar përpara shtetin e Kosovës. Të rinj e të reja, gra e burra po na bashkohen çdo ditë në fitoren e radhës së PDK-së dhe Kosovës”, ka thënë Veseli.

Nga ana e tyre, anëtarët e degëve folën për përgatitjet që tashmë kanë filluar për procesin zgjedhor, duke theksuar se janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët që të adresojnë bashkërisht sfidat që ka vendi.

Derisa Veseli po pret në takim degët e partisë në të cilën udhëheq, në Qeveri partnerët e koalicionit edhe pse në mungesë të tij po marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

(Kosova Sot Online)