Besimtarët e parë nga Kosova arrijnë në Mekë

  • 01 August 2019 - 11:43
Besimtarët e parë nga Kosova arrijnë në Mekë

Bashkësia Islame e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se grupi i parë i besimtarëve nga Kosova kanë arritur shëndosh e mirë në Mekë.

Dje është nisur grupi i parë i besimtarëve nga Kosova të cilët do të kryejnë Haxhin. 

BIK njofton se drejtoria e Haxhit kanë pritur besimtarët ne Mekë dhe i kanë akomoduar në hotel.

“Përfaqësuesit nga drejtoria e Haxhit në Bashkësinë Islame të Kosovës kanë dalë në pritje të besimtarëve dhe kanë filluar menjëherë me akomodimin e tyre në hotel”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. 

(Kosova Sot Online)