Gjithçka gati për Kuvendin Zgjedhor të LDK’së
355 delegatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të marrin pjesë në Kuvendin e saj Zgjedhor përmes së cilit pritet të dihet personi i cili do ta marrë ‘timonin e partisë”. Për momentin i vetmi kandidat i bërë publik për ta rimarrë kreun e LDK’së, është Isa Mustafa.
Në sallë tashmë kanë nisur që të hyjnë figurat më të larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendi pritet që të fillojë në orën 10:00.
(Kosova Sot Online)