Instituti i njohur slloven: LDK dhe VV shtyhen për vend të parë, AAK dhe PDK për vend të tretë

  • 06 August 2019 - 14:42
Instituti i njohur slloven: LDK dhe VV shtyhen për vend të parë, AAK dhe PDK për vend të tretë

Instituti i njohur slloven IFIMES që analizon  gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ballkan ka shkruar një shkrim për situatën në Kosovë pas zhvillimeve të fundit që ka të bëjë me dorëheqjen e Ramush Haradinajt dhe zgjedhjet e parakohshme duke parashikuar se për vend të parë janë duke luftuar LDK dhe VV derisa për vend të tretë AAK dhe PDK.

IFIMES shkruan se situata aktuale në skenën politike dhe orientimi qytetar shkon në favor të  të Vetëvendosjes e cila udhëheq lehtë para Lidhjes Demokratike të Kosovës përderisa partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë duke garuar për vendin e tretë. Lojtari i pestë që mund të hyjë në Parlamentin e ri të Kosovës është NISMA, shkruan IFIMES. Partitë tjera politike tjera në bazë të të dhënave të këtij instituti nuk mund ta kalojnë pragun prej 5 përqind.

Duke rikujtuar se minoriteteve sipas Kushtetutës u jepen 20 ulëse në parlamentin 1320 anëtarësh, IFIMES shkruan se mbështetjen më të madhe sikur edhe para zgjedhjeve tjera parlamentare, sipas sondazheve, e gëzon Albin Kurti si kandidat për Kryeministër. Por aty thuhet se ende ekziston rreziku që zgjedhjet e reja të parandalohen pasi dy partitë në qeverinë në largim PDK dhe AAK do të jenë humbës të këtyre zgjedhjeve.