Hasani thotë se zërat për bashkëpunim mes Nismës dhe PDK’së nuk janë vetëm “fjalë çarshie”

  • 08 August 2019 - 12:28
Hasani thotë se zërat për bashkëpunim mes Nismës dhe PDK’së nuk janë vetëm “fjalë çarshie”

Ish-ministri i Tregtisë, Bajram hasani, me anë të një shkrimi në Facebook ka lënë të kuptohet se ish-partia e tij Nisma ka mundësi të mëdha të i kthehet bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Unë jam tejet komod në jetë dhe politikë. Asnjëherë nuk kam menduar se përjetësisht do të jem ministër. Për burrërinë dhe dinjitetin mund të flasin vetëm ata që i posedojnë dhe jetojnë me dinjitet.  Por, të kesh burrëri e dinjitet nuk vepron kurrë kundër anëtarësisë dhe atyre që të kanë përkrahur në çdo moment në burg, në liri, me aktakuzë e pa aktakuzë, në të mirë e në të keq”, ka shkruar Hasani

Ndër tjerash Hasani ka thënë se nuk duhet hedhur poshtë deklaratat se në mes Nismës dhe PDK-së do të ketë një kolicion të mundshë.

“Mosmirënjohës nuk është ai që nuk pajtohet me rrugën që ti po e ndjek, mosmirnjohës është ai që negocion tinëz krejt strukturave të veta për tu kthyer pa zhurmë në krahët e asaj partie për të cilën ke bërë aq shumë zhurma kur ke dalur. Ta dini nuk janë vetëm fjalë çarshie ato të kthimit në gjirin e PDK-së”, ka thënë Hasani.

Tutje Hasani ka shtuar se “të thuash që e ke lidhur jetën për një post është fort e turpshme. Sepse profesionalisht si qëndroj e tregojnë arritjet e mia në biznes. Unë nuk kam ardhur nga rruga, sepse 8 vjet kam pasur pozitë të lartë menaxheriale në bankë dhe po një jetë në biznesin familjar. A më profesional në çështje të ekonomisë qenkan doktorët?”.

(Kosova Sot Online)