Kafshohet nga peshku, pushuesi përfundon në urgjencë
Një pushues është kafshuar nga një peshk sot në plazhin e Zvërnecit.
Raportohet se ky lloj peshku është shfaqur së shumti kohët e fundit në jug të vendit.
Ai krijon djegie nga pickimi ndërsa personi që e pësoi ditën e sotme është detyruar që të marrë mjekim në spital për shkak të plagës.
Në urgjencën e Vlorës janë paraqitur edhe raste të tjera me të njëjtat shqetësime për pickime nga ky peshk.
(Kosova Sot Online)