Presidenti ia huq keq, nuk e din as kënd e dekoroi
Presidenti Hashim Thaçi, ka ngatërruar emrin e personit që e ka dekoruar sot me urdhërin “Heroi i Kosovës”.
Thaçi në Facebook, ka shkruar se ka dekoruar luftëtarin e lirisë Jetullah Gashin për sakrificën dhe trimërinë e treguar në luftë, ndërsa në fotografinë e publikuar shihet Shpëtim N. Agusholli
Këtë detaj e kanë komentuar edhe qytetarët në postimin e presidentit.
Nuk dihet ende se cila ka qenë gabim, emri apo fotografia, por tashmë e një orë postimi i presidentit ka mbetur i pandryshuar, detaj ky që duket se nuk është vërejtur nga administruesit e faqes së tij në Facebook, por, as nga presidenti Thaçi.
(Kosova Sot Online)