Ky është ish ushtari i UÇK-së që vdiq nga rryma në vendin e tij të punës
Ish-komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake Hafir Hoxha, është shprehur i tronditur pasi që ka humbur jetë në mënyrë tragjike ish bashkëluftëtari i tij.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë ish luftëtarin Bashkimin, si dhe ka ngushëlluar të afërmit e tij.
Postimi i plotë:
Na trondite Bashkim me kete tragjedi ( aksident me rrymë në punë ) të ciles nuk i përballove .. ishe bujarë, i sinqertë, punëtorë dhe lufterarë i mrekullueshëm i këtij vendi.
LAVDI veprës dhe punës tënde në UÇK, TMK, FSK .. ngushllime familjes , Kolegëve dhe atyre që të njohin ....
(Kosova Sot Online)