Merr flakë burgu i Lipjanit, Policia jep detajet

  • 22 gusht 2019 - 09:14
Merr flakë burgu i Lipjanit, Policia jep detajet

Zyrtarët korrektues kanë njoftuar se dy dhoma të vetmisë të Qendrës Korrektuese në Lipjan janë përfshirë nga zjarri.

Pas intervenimit të oficerëve korrektues zjarri është shuar me dëme të vogla materiale.

Lidhur me rastin janë intervistuar nga policia dy të dyshuar të burgosur të cilët kanë pranuar se e kanë shkaktuar veprën, si dhe është njoftuar prokurori.

(Kosova Sot Online)