Bën edhe kjo vaki: dy djem nga Klina mbështollën me prezervativ marihuanën e më pas…

  • 22 August 2019 - 09:20
Bën edhe kjo vaki: dy djem nga Klina mbështollën me prezervativ marihuanën e më pas…

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lagjen Drenica në Klinë.

Arrestimi i tyre ka ndodhur pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy pako substancë narkotike të mbështjella me prezervativ, një pako e mbështjellë me qese plastike, një qese me 100 copa tableta në formë zemre dhe një pako e letrës që dyshohet të jetë e mbushur me marihuanë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)