Albin Kurti e kujton Xhemajl Mustafën, për ditëlindje, tregon për takimet me të

  • 23 August 2019 - 10:49
Albin Kurti e kujton Xhemajl Mustafën, për ditëlindje, tregon për takimet me të

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar në ditlindjen e 66 njërin nga themeluesit e LDK-së, Xhemajl Mustafën. Kurti ka shkruar se Xhemajl Mustafa sot do t’i mbushte 66 vjet.

Kurti është shprehur se edhe pas 19 viteve të vrasjes së tij ende askush nuk u dënuar për krimin.

“Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim”, ka thënë Kurti.

Ai ka treguar për personalitetin e Xhemajl Mustafës gjatë takimeve që ka pasur në vitet e ’90-a.

“E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, ka shkruar Kurti.

Kryetari i VV-së në postimin e tij në Facebook, ka publikuar edhe një poezi të veprimtarit të LDK-së kushtuar Adem Demaçit në vitin 1972. 

(Kosova Sot Online)