Të shtënat me armë në Vushtrri, policia jep detaje

  • 28 August 2019 - 14:55
Të shtënat me armë në Vushtrri, policia jep detaje

Në orët e mbrëmjes së datës 27 gushtit, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar njësitet policore, ku është identifikuar dhe është arrestuari i dyshuari B. K., 52 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Bazuar në të dhënat e para hetimore bëhet e ditur se i dyshuari si shkak i një zënke të çastit me ankuesin ka shtënë me armë.

Të gjitha veprimet policore, si dhe provat materiale i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është hetuar si vepër penale “përdorim i armës” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një gëzhojë, të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar.

Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)