Sulmohet seksualisht një vajzë në Gllogoc

  • 30 August 2019 - 09:36
Sulmohet seksualisht një vajzë në Gllogoc

Një vajzë ka raportuar në polici se është ngacmuar dje në Gllogoc seksualisht nga një mashkull.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti me urdhër të prokurorit shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)