Pritje të gjata në Merdare dhe tek Dheu i Bardhë
Kolonat e gjata duket se janë rikthyer këtë fundjavë në Merdare.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se për të dalë nga Kosova duhet të prisni deri në tri orë.
Situatë më e lehtë duket të jetë tek Dheu i Bardhë ku për të dalë nga Kosova duhet të prisni 50 minuta deri në 1 orë.
Ndërsa sikur në Merdare edhe tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë duhet të prisni 10 deri në 15 minuta.
(Kosova Sot Online)