Ramadani denoncon partitë e tjera: Do të ketë tentativa për heqjen e taksës

  • 01 September 2019 - 15:34
Ramadani denoncon partitë e tjera: Do të ketë tentativa për heqjen e taksës

Zëvendësministri i Mbrojtes, Burim Ramadani ka parlajmëruar se sërish në vend do të ketë tentativa për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Ramadani ka thënë se këto tentativa kanë për qëllim krijimin e konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike.

“…pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD”, ka shkruar Ramadani.

Ky është postimi i tij i plotë:

Metodat speciale – përmes hulumtimeve të rrejshme – pritet të fillojnë së shpejti nga eksponentë të caktuar në opinionin publik.

• Qëllimi i qartë: 
Tentativë e re për heqjen e taksës dhe diskutimet mbi territore 
– pasi që Kryeministri Haradinaj ia bllokoi këtë projekt.

• Metodat e njohura: 
Krijimi i konfuzionit rreth mbështetjes së qytetarëve për partitë politike. 
– pasi që po duket qartë se qytetarët po mbështesin konceptin 100% shtet dhe pjekurinë politike të koalicionit AAK-PSD.

Shihemi në rezultate, për 100% SHTET.

Kosova Sot Online