Vjosa Osmani tregon fuqinë, e pëson keq deputeti muskuloz i LDK-së

  • 04 September 2019 - 17:15
Vjosa Osmani tregon fuqinë, e pëson keq deputeti muskuloz i LDK-së

Efekti i kandidimit për postin e kryeministres së Vjosa Osmnanit, ka nisur të jap menjëherë efektet e para në LDK.

Ditë më parë, Osmani paralajmëroi se në listën e LDK-së për deputetë, nuk do të jetë asnjë njëri që ka të ngritur ndonjë aktakuzë apo është në procese gjyqësore, shkruan “Kosova Sot Online”.

E sot, ish deputeti i kësaj partie, Naser Osmani ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputetë, për shkak që është në proces gjyqësor.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës!

Gjatë ditëve të fundit, jam përballur me një presion medial krejtësisht të padrejtë.

Kundër meje ka filluar një proces gjyqësor, mbi një aktakuzë pa asnjë bazë të arsyeshme edhe pa asnjë fakt.

Ekspertiza gjyqësore e dëshmon të kundërtën e pretendimeve të prokurorit dhe e vë në pah pastërtinë time të plotë.

Të dashur qytetarë, si përfaqësues i juaji në gjashtë legjislatura, kam mbrojtur me nder interesin e përgjithshëm dhe kam bërë më të mirën e mundshme.

Duke e vlerësuar pafundësisht besimin që më keni dhënë dhe për të garantuar proces gjyqësor pa asnjë ndikim dhe pas asnjë dyshim, kam vendosur që, përkundër propozimit nga Dega e Lipjanit, të mos jem pjesë e listës së LDK-së, partisë sime të përjetshme.

Dëshiroj të falënderoj Degën time dhe Kryesinë e LDK-së, t’u dëshiroj suksese kolegëve të mi të kandidatë, si dhe jam i bindur se LDK-ja do të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Me respekt,

Naser Osmani

(Kosova Sot Online)