Rrëfimi i dhimbshëm i mjekut kosovar për 11-vjeçaren që vdiq nga kanceri

  • 05 September 2019 - 11:54
 Rrëfimi i dhimbshëm i mjekut kosovar për 11-vjeçaren që vdiq nga kanceri

Një ngjarje e vërtetë dhe tronditëse ka treguar mjeku shqiptar Dr.Ismajl Lutolli që kishte përjetuar me një 11 vjeçare, paciente e tij.

E buzëqeshur, çapkëne, llafazane e medituese ishin karakteristikat të cilat e veçonin 11-vjeçaren, e cila e kishte bërë për vete gjithë stafin mjekësor. E pyetur nga mjeku se a dëshiron ta takosh Zotin ? Ajo u përgjigj me një maturi që jo të gjithë mund ta kenë.

“ Zoti më ka krijuar mua, mamin, babin, vëllain e motrën. Unë e dua shumë Zotin dhe flas çdo ditë para gjumit për dëshirat që kam. Unë e di se po vdiqa shkoj te Zoti dhe e takoi. Sa kam qejf që një ditë do ta takoj Zotin”, tha ajo. Heshtja e saj kohë pas kohe i vriste të gjithë. “Në netët kur në punën time përjetoj trishtimin nga humbja e pacientëve kujtoj fjalët e saj- doktor unë po vdes por do ta takoj Zotin të cilin e dua shumë”, tha Lutolli i cili ende e përkujton me mall vogëlushen A.

Ngjarja është publikuar në grupin e krijuar në Facebook nga Dr.Ismajl Lutolli që quhet “Familja dhe shëndeti”.

(Kosova Sot Online)