Lista Serbe dorëzon emrat e kandidatëve për deputet në KQZ
Lista Serbe sot ka dorëzuar listën për deputetë në Komisionin Qendror Zgjedhor.
Kryetari i saj, Goran Rakiq dhe deputetë të kësaj partie janë parë duke hyrë në KQZ për ta dorëzuar listën me kandidatë për deputëtë.
Një vendim të tillë e kanë marrë pas konsultimeve që kanë pasur me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.
Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën me emrat e atyre që do të garojnë për deputet.
Deri më tani dy parti politike kanë dorëzuar listat e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërkohë pritet që një proces të tillë ta përmbyll sot edhe LDK-ja e Isa Mustafës e cila dje edhe përkundër mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm nuk kanë mundur të dalin me një listë finale.
(Kosova Sot Online)