PDK’ja nuk e kandidon Flora Brovinën për deputete

  • 06 September 2019 - 21:10
PDK’ja nuk e kandidon Flora Brovinën për deputete

Flora Brovina, anëtarja e Partisë Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë pjesë e listës për deputetë nga radhët e kësaj partie.

Ajo më parë ka mbajtur numrin 3 në këtë listë, por kësaj here nuk do të jetë fare në të. 

Flora Brovina, u përfshi në një skandal, ku ajo personalisht kishte publikuar një fotografi duke pretenduar se aty gjenden gratë shqiptare duke u dhunuar nga forcat serbe, e në fakt doli që ajo nuk është e vërtetë.

Arben Gecaj,  e konfirmoi lajmin, shtoi se mos-kandidimi i saj nuk ka të bëjë me këtë skandal dhe me atë që ka ndodhur në të kaluarën.

(Kosova Sot Online)