A jeni gati? Sot hapen dyqanet Perry Ellis, tri brendet e mëdha amerikane tani edhe në Kosovë

  • 09 shtator 2019 - 08:08
A jeni gati? Sot hapen dyqanet Perry Ellis, tri brendet e mëdha amerikane tani edhe në Kosovë

Në kryeqytetin e Kosovës sot hapen dyqanet e kompanisë “Perry Elli International Inc”, me 3 brendet e mëdha amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear® dhe Perry Ellis AMERICA®.

Ceremonia zyrtare do të mbahet sot në mesditë, më 9 shtator 2019 (e hënë) në kompleksin tregtar Qafa, rruga e UÇK-së (ngjitur me Emporium), Prishtinë, ndërkaq nga ora 14.00 dyqanet do të jenë të hapura edhe për konsumatorë të interesuar për këto tri brende të mëdha amerikane.

Image

Perry Ellis International Inc. ka sjellë 3 brendet premium të trashëgimisë Amerikane Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhe Perry Ellis AMERICA® në tregun e Evropës Lindore përmes Kosovës, si shteti më pro amerikan në botë, që do të thotë se tanimë tri brendet e mëdha amerikane, Perry Ellis®, An Original Penguin by Munsingwear®,dhe Perry Ellis AMERICA® nga sot do t’i gjeni në Prishtinë dhe do të bëni shopping njëjtë si në Nju-Jork,Miami,Los Angeles, Londër apo në cilindo metropol botëror.

(Kosova Sot Online)