Vrasja me plumb në zemër e 52-vjeçarit. Aksidenti teksa pastronte armën, çfarë bënë nëna dhe gruaja e tij pas ngjarjes
Zbulohen detaje nga ngjarja e rende qe ndodhi brenda shtepise ne Mat, ku 52-vjeçari vrau veten aksidentalisht teksa ishte duke pastruar armen.
Komisariati i Policisë Mat
Mark Nikolli është vetëvrarë mesditën e djeshme, në rrethana ende të paqarta. Policia, pas mbërritjes në banesën e Nikollit, nuk gjeti asnjë armë zjarri. Ndërkohë, pas verifikimeve rezultoi se pistoleta ishte fshehur prej nënës së tij.
Mësohet se 52- vjeçari po e pastronte armën që mbante pa leje dhe tërheqja e këmbëzës ka bërë që një fishek ta qëllojë atë në zemër. Nëna dhe gruaja kanë gjetur një mjet për ta dërguar në spital, ndërkohë kanë fshehur armën, të cilën Policia e gjeti në mbrëmje.
Nuk është e qartë nëse Nikolla kishte konsumuar alkool në momentin e ngjarjes. Nga grupi hetimor që po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, arma e fshehur nga nëna e viktimës u sekuestrua nga Policia dhe është dërguar në laboratorin e kriminalistikës.
“Rreth orës 15:15, është vetëplagosur me armë zjarri në banesë shtetasi M.N, rreth 52 vjeç, banues në Klos, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje”, bëhet e ditur lidhur me ngjarjen.
(Kosova Sot Online)