Ambasadori amerikan mesazh Presidentit të Çekisë: E mbështesim fort Kosovën e pavarur dhe sovrane
Këto ditë kur presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, po flet gjithandej për mundësinë që shteti i tij të tërheq njohjen për pavarësinë e Republikës së Kosovës, një mesazh i fortë i ka ardhur nga Ambasadori i SHBA’së në Republikën çeke, Stephen B.King.
Këtë mesazh King e ka dërguar pas një takimi që ka pasur sot me ambasadorin e Kosovës në Pragë, Arbër Vllahiun.
Ai ka thënë se ShBA’ja ka mbështetje të palëkundur për Republikën e Kosovës, si një vend sovran dhe të integruar plotësisht në institucionet ndërkombëtare.
‘Ishte nder që të takohem këtë mëngjes me ambasadorin Arbër Vllahiu, dhe të riafirmojë me të mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për një Republikë sovrane dhe të pavarur të Kosovës, të integruar plotësisht në bashkësinë ndërkombëtare”, ka shkruar King në llogarinë e tij në tëitter.
Presdienti i Çekisë, Millosh Zeman, gjatë një vizite dy ditore në Beograd, i ka thënë Vuçiqit se do të marrë një nismë në shtetin e tij, për të shqyrtuar mundësinë e tërheqjes së njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Megjithatë Zeman e ka pranuar edhe vetë që një gjë e tillë është shumë e vështirë, pasi që Qeveria e Republikës së Çekisë ka qëndrim plotësisht të kundërt sa i përket Kosovës.
Se Zemanin nuk e pyet askush e tregon edhe deklarimi tallës i Minsitrit të Punëve të Jashtme të Çekisë, Tomas Petriçek, i cili ka thënë se Zeman po flet keq vetëm pse Kosova e ka mposhtur Çekinë në futboll.
Roli i Zeman si president është ceremonial, dhe vendimet e mëdha në Çeki merren nga Qeveria.
It was an honor to meet Chargé Arbër Vllahiu this morning and to reaffirm with him the United States’ steadfast support for a sovereign, independent Republic of Kosovo, fully integrated into the international community. pic.twitter.com/VcYDt1f0jK
— Ambassador King (@USAmbPrague) September 12, 2019
(Kosova Sot Online)