Detaje të rënda: Punëtori ra nga kati i 7 dhe nuk e pa askush, e gjetën kolegët

  • 13 September 2019 - 08:50
Detaje të rënda: Punëtori ra nga kati i 7 dhe nuk e pa askush, e gjetën kolegët

Behram A. Behrami është personi i cili humbi jetën dje pasi ra nga një ndërtesë në Prishtinë

Viktima e moshës 60 vjeçare është nga fshati Vërbnicë i komunës së Mitrovicës.

Dëshmitarët kanë deklaruar se ai ka rënë aksidentalisht pas përfundimit të punës, nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Rasti ka ndodhur rreth orës 17:45 tek ndërtesa në rrugën ‘Robert Doll’, menjëherë pas kësaj në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia dhe ekipet mjekësore ku edhe e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Dëshmitarët që në këtë rast janë punëtorët që e kanë pasur koleg viktimën nga Mitrovica, kanë rrëfyer se nuk e kanë parë momentin kur ai ka rënë nga kati i 7 i ndërtesës.

Punëtorët kanë treguar se ata e kanë vërejtur kur nuk e kanë parë të pranishëm në mjetin (kombi) me të cilën do të udhëtonin për në shtëpi, ata janë kthyer për ta kërkuar atë dhe e kanë parë se ai ka rënë nga kati i 7 dhe ka vdekur.

Po ashtu punëtorët kanë treguar se i ndjeri punonte për ta mbajtur gjallë familjen e tij pasi nuk po i kishte kushtet e mira materiale.

Ndërkohë Prokuroria këtë rast e ka cilësuar si të vdekje të dyshimtë dhe që do ta heton deri në fund.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot ne ora 17:45 kemi pranuar informacion se nje person ka rene nga nje ndertese ne rrugen “Robert Doll” ne Prishtine. Menjehere ne vendin e ngjarjes kane dale njesitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekesor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimes( mashkull). Per rastin jane njoftuar institucionet kompetente”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)