Policia i bën kontrollin rutinë, tmerrohet nga ajo që gjen te rumuni
Një 49-vjeçar rumun u arrestua në aeroportin ndërkombëtar të Athinës ” Eleftherios Venizelos” pas një kontrolli policor, me akuzën për posedim të paligjshëm të dokumenteve të udhëtimit të palëve të treta dhe pranimin e produkteve të krimit.
Të arrestuarit iu gjetën plot 401 dokumente udhëtimi (pasaporta, letërnjoftime) nga vende të ndryshme, të cilat u sekuestruan.
Një hetim nga Njësia e Krimit të Organizuar dhe Trafikimit të Njerëzve zbuloi se shumica e këtyre dokumenteve ishin vjedhur, përvetësuar ose u kishin humbur personave të cilët i dispononin.
Hetimi policor po vazhdon për përcaktimin e masës së veprimtarisë së saj të paligjshme, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të tij në këtë veprimtari kriminale.
Për këtë, autoritetet greke kanë kërkuar edhe bashkëpunimin e homologëve.
49-vjeçari, së bashku me dosjen e përpiluar në ngarkim të tij, u dërgua në Prokurorinë e Përgjithshme të Athinës.
(Kosova Sot Online)