Aksident në Rrugën e Kombit, vdes një e mitur
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gziq ku shoferi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me anësoret e autostradës.
Ndërkohë që fatkeqësisht ka ndërruar jetë mitura e cila ishte pasagjere në mjetin tip Toyota Yaris.
Burime për media bëjnë me dije se pasagjerja është vajza e drejtuesit të mjetit. Ende nuk dihen shkaqe të tjera të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)