Reagon Shaban Syla: Do t’i publikoj pamjet e takimeve të komandantëve me agjentin serb

  • 16 September 2019 - 14:43
Reagon Shaban Syla: Do t’i publikoj pamjet e takimeve të komandantëve me agjentin serb

Pas publikimit të lajmit se Shaban Syla, i dënuar në rastin Bllaca 2, ka paralajmëruar se së shpejti do ta bëjë publike një transkriptim me numër zyrtar të gjykatës, ku tregohet për takimet e komandantëve që tash janë drejtues të subjekteve politike me Nazim Bllacen, ka reaguar vet Syla.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e Sylës pa ndërhyrje:

Kundërreagim të lajmit së datës 15.09.2019 

Nuk jam prej atyre që dikë paradite e servilizoj, e pasdite e shantazhoj, që në mbrëmje e ngreh në qiell, e në mëngjes e hedh në humnerë.  Nuk jam i tillë, me karakter e dinjitet gjendem që tetë vjet duke u shëtitur burgjeve të Kosovës. Madje edhe dy muaj pas skadimit të dënimit, mbahem i kidnapuar, edhe atë person me rrezikshmëri të lartë. Për atë që i quani shantazhe, do të doja do të kisha shantazhuar para tetë vjetëve. Sepse që tetë vjet posedoj këtë transkriptim me video-incizim, të këtyre alamet komandantëve, me agjentin e UDB’së serbe, Nazim Bllaca. Nuk do t’ju thosha asgjë, do të heshtja për t’i mbuluar poshtërsitë e tyre Por dua vetëm ta zbardhi të vërtetën.

Shaban Syla, QKD, Dubravë, 16.09.2019.

(Kosova Sot Online)