Digjet një banesë në Prishtinë

  • 18 September 2019 - 15:50
Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë është kapluar nga zjarri në pjesën e jashtme ku edhe ka ballkonin,  me ç’rast janë detyruar të largohen banorët nga ajo banesë.

Ekipi i zjarrfikësve ka reaguar duke dalur në vendin e ngjarjes dhe ka evituar rrezikun nga zjarri.

Familjarët e banesës po dyshojnë se dikush ka hedhur ndonjë gjë në ballkonin e banesës ku edhe ka shkaktuar zjarrin.

Ndërkohë edhe policia ka dalur në vendin e ngjarjes ku ka filluar hetimet për rastin.

(Kosova Sot Online)