Fshehën heroinë në valixhe, kapet çifti në aeroport
Një çift mund të përballet me dënim me vdekje pasi u përpoqën të kontrabandonin heroinë me vlerë 2 milion paund jashtë Pakistanit.
Mohammed Tahir Ayaz dhe bashkëshortja e tij Ikra Hussain u arrestuan në aeroportin ndërkombëtar të Sialkot. Çifti nga Huddersfield, West Yorks po tentonin të trafikonin drogën në Angli me linjën ajrore të Emirates Airline të enjten.
Forcat e Sigurisë së Aeroportit (ASF) gjetën 25 kilogramë heroinë me cilësi të mirë të fshehur në rrobat e 20-vjeçares brenda bagazheve të tyre.
Pakot ishin qepur në pjesë të ndryshme të rrobave.Ata u thanë zyrtarëve se po përpiqeshin të trafikonin drogën në Britani nga Sialkot, Pakistan.Kostoja e heroinës së sekuestruar është deklaruar të jetë me vlerë rreth 2 milionë paund në tregun ndërkombëtar.
(Kosova Sot Online)