Fotografja amerikane tregon fotografi të papublikuara të Obamës gjatë fushatës

  • 21 September 2019 - 15:04
Fotografja amerikane tregon fotografi të papublikuara të Obamës gjatë fushatës

Ishte prilli i vitit 2004 dhe fotografja Callie Shell sapo e kishte mbuluar një aktivitet të fushatës së kandidatit për president, John Kerry. Por ishte një politikan tjetër që i la përshtypje atë ditë në Çikago: Një senator i ri me emrin Barack Obama.

“Kur dolëm në skenë për ta prezantuar Kerry-n, entuziazmi për të ishte shumë më i madh. Njerëzit ishin shumë të mahnitur kur e panë atë”, thotë fotografja.

Image

Ajo është editore në magazinën “Time” dhe atë ditë kishte bërë shaka me numrin e madh të fotografive që ia kishte bërë Obamës. Sidoqoftë, Shell e dinte se ky person ishte i caktuar që të kishte edhe më shumë fotografi.

Për 15 vjetët e ardhshëm, ajo do t’i bënte mijëra fotografi të tjera të Obamës dhe familjes së tij, duke e shënuar rritjen e tij drejt Shtëpisë së Bardhë. Ajo e kishte fatin të kishte qasje në disa skena që pak fotografë mund t’i kishin.

Shell kaloi kohë me familjen Obama në shtëpinë e tyre në Çiakgo. Ajo gjithashtu ishte me ta në autobusin e fushatës. Kështu, ajo vazhdoi të ishte fotografja e familjes së njohur edhe në Shtëpinë e Bardhë, kur Obama u zgjodh president, shkruan “CNN”.

(Kosova Sot Online)