Gani Geci: Unë s’e kam pasur askënd komandant pos Adem Jasharit
Ish-pjesëtarët e UÇK’së, Gani Geci dhe Sami Lushtaku, folën për luftën që është zhvilluar në Drenicë.
Derisa Lushtaku e ka përshkruar Gecin si ushtar të zot, por të padiciplinuar.
“Edhe pse kemi pasur mospajtime politike, Ganiu ka qenë ushtar i zot por më shumë është sjell si paramilitar. Nuk e ka dëgjuar askënd”, ka thënë Lushtaku.
E, Geci e ka një shpjegim rreth ‘mosdiciplinës’ në luftë.
Ai thotë se nuk ka qenë i dëgjueshëm ndaj komandantëve sepse e konsideron vetën më të mirë se të tjerët.
“Kam qenë më i miri. Pse me ardhë Rexhep Selimi kur unë kam qenë aty para tij. Komandant e kam pasur vetëm Adem Jasharin. Të dytin e kam shënuar vetën”, ka shtuar ai.
(Kosova Sot Online)