Çifti përjeton tmerr, dy persona me maska e armë i dhunojnë dhe u grabisin makinën

  • 25 September 2019 - 08:50
Çifti përjeton tmerr, dy persona me maska e armë i dhunojnë dhe u grabisin makinën

Nje cift ka perjetuar momente tmerri, pasi jane dhunuar dhe grabitur nga dy persona te maskuar e te armatosur.

“News 24” raporton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të martës në autostradën  Tiranë –Durrës.

Sipas te dhenave te para dy persona te maskuar dhe të armatosur kane dhunuar një çift, emrat e te cileve nuk behen te ditur dhe me pas u kane marre atyre automjetin tip “Fiat”. Policia e Tiranës ka nisur hetimet per arrestimin e autoreve.

(Kosova Sot Online)