Humb jetën një puntorë, bie nga shtylla elektrike

  • 28 September 2019 - 17:42
Humb jetën një puntorë, bie nga shtylla elektrike

Një punonjës i EVN-së ka humbur jetën në vend të punës si pasojë e rënies nga lartësia. Lajmi është konfirmuar edhe nga SBP Tetovë, në kumtesën e të cilëve thuhet:

“Sot reth orës 09 e 30 minuta, në SPB Tetovë i punësuari në kompaninë EVN, ka denoncuar se kolegu i tij D.S. 43- vjeç nga fshati Miletinë e Tetovës, gjatë sanimit të një difekti në rrjetin elektrik në afërsi të fshatit Xhepçisht, është rëzuar nga shtylla elektrike dhe ka qëndruar pa ndjenja në tokë, mjekët nga Ndihma e shpejtë kan konstatuar vdekjene tij.

Punohet në zbardhjen e rastit kurse inspektimi në vendin e ngjarjes është duke u kryer.” njofton zëdhënësi i policisë së Tetovës Fatmir Rexhepi.

(Kosova Sot Online)