Isa Mustafa në Gjilan: Nuk na duhen njerëz që vijnë me pagesë në Kosovë
Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka marrë pjesë në tubimin përmbyllës së fushatës së LDK’së në Gjilan.
Mustafa në fjalimin e tij ku kërkoi votën për kandidaten e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka folur për ish-ushtruesin e detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në SHBa, Matthew Whittaker, i cili ditë më parë mori pjesë në një tubim të PDK’së në Gjilan.
Kreu i LDK’së ka thënë se nuk iu duhen njerëz që vinë nga jashtë me pagesa në Kosovë, ndërsa kanë probleme ligjore në shtetet e tyre.
“Neve nuk na duhen njerëz që përndiqen në vendet e tyre për evazion fiskal e mashtrim. Njerëzit e tillë nuk i nmdihmojnë Kosovën, ata e zhvatin Kosovën. Ne do ta luftojmë me ushtarë të këtij vendi, e jo me mercenarë që vinë në Kosovë për të marrë para”, ka thënë Mustafa.
Ndryshe, mediat e huaja kishin raportuar se Whittaker, që qëndroi ditë më parë në Kosovë, është nën hetime të FBI nën dyshimet se ka qenë pjesë e një kompanie që ka mashtruar veteranët ushtarakë amerikanë.
(Kosova Sot Online)