Aksident në magjistralen Lipjan – Shtime, një i vdekur
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Lipjan-Shtime ku si pasojë e lëndimeve nga aksidentit një person ka ndërruar jetë dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Rastin për media e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 11:55 në magjistralen Lipjan-Shtime, të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë ndërkaq dy të tjerë janë lënduar”, ka thënë Krasniqi.
(Kosova Sot Online)