Deputeti shqiptar kapet në video… në njërën dorë timonin e makinës, në tjetrën byrekun!
Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi vazhdon të habisë qytetarët me performancen e tij, si brenda dhe jashtë parlamentit.
Pas sherrit me kryeministrin Rama në Parlament, Gjuzi është filmuar teksa në drejtimin e automjetit kryen një veprim të çuditshëm.
Në adresën e Panorama Online “qytetari dixhital” ka dërguar videon ku deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Kujtim Gjuzin teksa nget makinën me një dorë, me dorën tjetër është duke ngrënë byrek.
(Kosova Sot Online)