Zhvillimet në prapaskenë, profesori i njohur paralajmëron rrezikun e rëndë për Kosovën

  • 06 October 2019 - 07:11
Zhvillimet në prapaskenë, profesori i njohur paralajmëron rrezikun e rëndë për Kosovën

“Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, pas zgjedhjeve në Kosovë, para zgjedhjeve në Serbi, do të i intensifikohen në drejtim të ndëshkimit të një marrëveshjeje të përgatitur nga BE dhe SHBA-të. Formati i bisedimeve ende nuk është caktuar përfundimisht. Mendohet se do të jetë formati i njëjtë me pjesëmarrje të Francës, Gjermanisë dhe SHBA-ve. Ka mendime edhe për Rusinë”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Tema e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë pas zgjedhjeve të 6 tetorit me krijimin e qeverisë së re, disa herë është përmendur edhe në fushatën zgjedhore, si çështje kyçe që i pret institucionet e reja të dala nga këto zgjedhje.

Image
Muhamet Kelmendi

Pothuajse të gjitha subjektet politike garuese në këto zgjedhje, janë munduar dhe po mundohen që tërthorazi ta përgatisin opinionin qytetar, edhe për kompromisin që mbase do të detyrohen ta bëjnë në raport me Serbinë.

Kështu mendojnë analistët politikë, të cilët e kanë përcjellë së afërmi këtë fushatë elektorale dhe debatet e partive politike.

Deri me tani, pothuajse të gjithë pretendentët për pozitën e kryeministrit të vendit, në mes tjerash, kanë theksuar se zgjedhjet që po vijnë nuk janë thjeshtë vetëm zgjedhje të radhës për të marr pozita, por edhe për shkak të temave që e presin vendin tonë.

Ndryshe, edhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb ka thënë se formati i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të mbetet i njëjtë.

Ai ka thënë se bisedimet do të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell, gjë që bije ndesh edh me deklaratat elektorale të opozitës për t`ia marr mandatin e përfaqësimit në këto bisedime, presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.

Derisa kemi një proces të ndërprerë për shkak të çështjeve tanimë të dituar, ekziston frika se në prapaskenë veç po bëhen edhe pazare, që pa marr parasysh kush do ta marr pushtetin pas zgjedhjeve, do të detyrohet të futet në këtë proces të ndjeshëm dhe madje të bëjë dhe kompromis kurriz të Kosovës.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi alarmon për rrezikun që i kanoset vendit nga kompromisi i cili mundë të bëhet, ose veç po përgatitet në ndërkohë, derisa bisedimet janë të ndërprera.

“Sepse shumica e partive politike tani më janë deklaruar që të binden ta heqin taksën, kinse në emër të vendosjes së reciprocitetit të plotë ndërshtetëror, e që mundë të jetë vetëm pretekst për të lëshuar rrugë karshi kërkesave të Serbisë dhe presionit ndërkombëtar. Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, pas zgjedhjeve në Kosovë, para zgjedhjeve në Serbi, do të i intensifikohen në drejtim të ndëshkimit të një marrëveshjeje të përgatitur nga BE dhe SHBA-të. Formati i bisedimeve ende nuk është caktuar përfundimisht. Mendohet se do të jetë formati i njëjtë me pjesëmarrje të Francës, Gjermanisë dhe SHBA-ve. Ka mendime edhe për Rusinë”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Kelmendi paralajmëron se marrëveshja është duke u përgatitur si pako nga ndërkombëtarët, që të ofrohet draft dokument pas krijimit të qeverisë së re.

“Në këtë kuadër kemi edhe qëndrimet e subjekteve politike në Kosovë. Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë deklaruar se do ta heqin taksen në shkëmbim të reciprocitetit, që është parim ndërkombëtar për raportet e shteteve sovrane. Mirëpo nga palët në bisedime Kosova nuk është shtet dhe rrjedhimisht nuk ka reciprocitet pa njohje të ndërsjellët”, tha Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, edhe në fushatë po punohet me të madhe që të bindet opinioni publik për të hapur derën e kompromisit, sepse edhe në PDK, po e kërkojnë dhe deklarojnë hapur suspendimin e menjëhershëm të taksës ndaj prodhimeve serbe.

“PDK është deklaruar dhe po deklarohet hapur për suspendim të taksës që de fakto do të thotë të futemi në bisedime për shkatërrim të shtetit. Pra këto tash për tash janë qëndrimet aktuale dhe natyrisht se kjo tregon gjendje tregon situatën e pa koordinuar që kemi, ndarjen e ashpër midis subjekteve politike brenda vendit, por edhe ndarjen që ekziston në rrafshin diplomatik jashtë vendit, prandaj mbetet të shohim se si do të rrjedhin zhvillimet në vijim deri në fillimin zyrtar të këtyre bisedimeve dhe definimin e qartë të qëndrimeve politike në vend”, përfundoi profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)