Thyhen bastionet – gjithçka rreth renditjes së partive në gjithë Kosovën
Zgjedhjet e 6 tetorit sollën shumë ndryshime në Kosovë.
Madje, në këto zgjedhje u thyen edhe ato që njihen si bastione të partive politike.
Kështu, qytetit i Gjilanit që llogaritej si bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ra.
Atje fitoi Lëvizja Vetëvendosje.
Madje me një diferencë prej mbi 5000 mijë vota me LDK-n.
Vetëvendosja ia prishi bastionet edhe PDK-së.
Partia e udhëhequr nga Albin Kurti e ka dalë më mirë me rezultate se PDK-ja në Kaçanik, duke grumbulluar mbi 5000 mijë vota më shumë.
VV-ja doli edhe e para edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën e cila udhëhiqet nga lideri i PSD-së, Shpend Ahmeti.
Këtu VV-ja mori mbi 37 mijë vota, ndërkaq e dyta doli LDK-ja me me mbi 32 mijë.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me vota edhe në Komunën e Kamenicës e cila udhëhiqet nga Qëndron Kastrati i PSD-së.
Madje, VV në këtë komunë ka marrë një numër të madh të votave, krahasuar me partitë tjera.
Partia e drejtuar nga Albin Kurti, doli e para edhe në Ferizaj komunë kjo që qeveriste nga PDK-ja.
Ndërkohë, partia e drejtuar nga Kadri Veseli ka arritur të dala e para pas një kohe të gjatë në Mitrovicë në vendlindjen e liderit të tyre, duke grumbulluar mbi 10 mijë vota e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje
E Prizrenin që llogaritej si hambar votash për PDK-në, e fitoj Lëvizja Vetëvendosje.
Në Gjakovë fitoi koalicioni AAK-PSD, e pasura nga Vetëvendosje.
Qytetin e Pejës e fitoi Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndërkohë, Nisma Social demokrate që ishte në koalicion me Aleancën Kosova e Re e Partinë e Drejtësisë, duket të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve.
Ky koalicion kur janë numëruar gati 100 për qind të votave sipas rezultateve të KQZ-së nuk e kanë kaluar pragun zgjedhor. Ata kanë dal të parët vetëm në komunën e Malishevës.
(Kosova Sot Online)