Zbulohet e vërteta: Ja pse populli i dha ‘shuplakë’ Ahmetit

  • 08 October 2019 - 07:30
Zbulohet e vërteta: Ja pse populli i dha ‘shuplakë’ Ahmetit

“Sovrani beri atë çka duhet bere. I ra shuplake bandës dhe besëprerëve të Shpend hajnit, apo Shpend jahtit, sepse e kuptuan ndonëse pak vonë, se ishte mashtrues, dalleverxhi, matrapaz dhe që t´i lë krushqit në rruge. Për mua kjo bandë, apo më mirë të themi ky grup hajnash, matrapazësh, besëprerësh dhe tradhtarësh, nuk janë parti politike, këta janë një grup njerëzisht të ndyrë dhe rrugaçësh, ndaj, mos të mendoj askush se populli nuk i kuptoi hilen e tyre”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Pas goditjes së rëndë që sovrani popull i dha në këto zgjedhje koalicionit PAN, analistët politikë kërkojnë nga partitë politike fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosje dhe LDK, që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës, sidomos ato të Vetëvendosjes që kishte bërë në të kaluarën me përfshirjen në struktura të Shpend Ahmetit dhe grupit të tij të ngushtë, të përbërë Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu, të cilët iu shërbyen në tërësi nëntokës kriminale e në asnjë moment qytetarëve.

Image
Reshat Badallaj

Analisti politik, Reshat Badallaj tha për “Kosova Sot Online“ se VV-ja duhet të vetë korrigjohet, pasi që kësaj radhe fitorja është në anën e tyre, dhe fituan vetëm pasi që iu larguan nga partia një pjesë e krimit të organizuar, në krye me Dardan Sejdiun dhe Shpend Ahmetin.

“Sovrani beri atë çka duhet bere. I ra shuplake bandës dhe besëprerëve të Shpend hajnit, apo Shpend jahtit, sepse e kuptuan ndonëse pak vonë, se ishte mashtrues, dalleverxhi, matrapaz dhe që t´i lë krushqit në rruge. Për mua kjo bandë, apo më mirë të themi ky grup hajnash, matrapazësh, besëprerësh dhe tradhtarësh, nuk janë parti politike, këta janë një grup njerëzisht të ndyrë dhe rrugaçësh, ndaj, mos të mendoj askush se populli nuk i kuptoi hilen e tyre”, tha Badallaj për Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, arsyeja kryesore që varrosi grupin e Shpend Ahmetit duke ndëshkuar me votë, ishte zbulimi lakuriq i vërtetës se ata qëllim të vetëm kishin zhvatjen dhe korrupsionin.

“Këta u panë shumë shpejtë se ishin duke vrapuar pas hajnisë dhe pushtetit si zagarët pas mercinave, ndaj u erdhi dita të ikin me faqe të zezë dhe me turpe shkuar turpit. Popullit i ka mbetur të kujtoj se dikur ishin një grup hajnash e rrugaçësh që Prishtinën për interesa të tyre personale e bënë katrahurë dhe faqja e zezë, duke bashkëpunuar me gjakun e zi famëkeq DEVOLLI dhe me dreqin e shejtanin dhe asgjë për të mirën e qytetarit”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Reshat Badallaj konsideron që në asnjë kombinim të mundshëm politik, për të ndërtuar qeverinë e re të Kosovës, grupi i Shpend Ahmetit nuk duhet përfshirë në marrëveshje, sepse do të ndodhë i njëjti skenar i përçarjes dhe tentimit për të plaçkitur, sikur që ndodhi sa ata ishin në Vetëvendosje.

“Albini jo vetëm që nuk duhet të bashkëpunoj më me këtë grup hajnash, por ai as që do të duhet ti dëgjoj emrat e tyre. Vetëm edhe një gjë mos harroni se ky Shpend zeza, me këtë grup bandash, do të fus sherrin edhe te tyxharët se janë pa kokë e pa bisht”, ka pohuar Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Madje sipas Badallajt, vijat e kuqe duhet të vendosen kundër grupit të Shpend Ahmetit, nga Albin Kurti dhe VV-ja, edhe nëse bashkëpunimin me këtë grup e kërkon LDK-ja si partner i parë në koalicion.

“Mjerisht që Vetëvendosja nuk fitoi e vetme, dhe unë personalisht mendoj se ndoshta nuk ka qare pa kërkuar edhe një partner tjetër, por në qoftë se Albini bëhet bashkë me ata kopilët e qenit plak Titos, ish udbashët dhe ish-jugosllavët që quhet LDK, duhet të ketë shumë kujdes, do të ketë rrezik ta pësoj edhe nga këta sakicën pas shpine, si nga ata të Shpend zezës, bandës së klanit "pronto",klanit më të rrezikshëm se klani i zemunpoljes. Prandaj Albini duhet më shume kujdes të ti shikon edhe pazaret e pista të këtyre matrapazëve që gjithçka për pushtet, shesin vendin dhe bëjnë sallamadi edhe me gjakësorët serbo-çetnik e fare nuk e kanë dert”, përfundoi Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)