Kërkesat e prera për koalicionin VV-LDK, ja çfarë i kërkohet qeverisë së re

  • 13 October 2019 - 16:05
Kërkesat e prera për koalicionin VV-LDK, ja çfarë i kërkohet qeverisë së re

“Mendoj që do ishte mire që për fillim të presim nga ky koalicion se çka do të ndodhë brenda me veprimet që ata kanë planifikuar brenda 3 mujorit të parë. Nëse me të vërtetë ky koalicion në mes të LVV-së dhe LDK-së fillon me përmbushjen e premtimeve që i kanë dhënë, atëherë mediet, shoqëria civile dhe ndërkombëtare duhet ta ngrehin zërin edhe për fillimin e procesit të Dekriminalizimit në politikë e gjithandej nëpër institucione, por urgjentisht e pa vonesë edhe për hartimin dhe zbatimin e kornizës ligjore për Vettingun në drejtësi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë po e shohin si hap pozitiv fillimin e kontakteve të para në mes të LVV-së dhe LDK-së, për të biseduar rreth parimeve bazë mbi të cilat do të krijohet qeveria e koalicionit në mes të këtyre dy subjekteve politike, pas përfundimit të procedurave ligjore nga ana e KQZ-së, deri në certifikimin dhe shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve.

Sipas analistit politik, Dardan Grapci, hapi i parë pozitiv që kanë ndërmarr fituesit e zgjedhjeve dhe partnerët e ardhshëm të koalicionit, VV dhe LDK, është dakordimi për përmbushjen e premtimit elektoral për shkurtimin e dikastereve ministrore, nga 18 sa kishte koalicioni PANA, në 12 ministri.

Image
Dardan Grapci

“Ky është një veprim i parë që mundë ta kthej besimin e qytetarëve, për fillimin e një qeverisje të mirë, sepse bëhet fjalë për kursimin e milionave të buxhetit të shtetit, të cilat janë shpenzuar kori, kinse në projekte të ndryshme por edhe në punësim të administratës, kur dihet fakti se mandati I kaluar kishte 6 ministri më shumë se që do të ketë në të ardhmen, pra koalicioni PANA përbehej prej 18 dikastereve ministrore, krejtësisht të pa arsyeshme dhe të pa nevojshme, vetëm për të rehatuar militantët e vetë partiak, secili partner në koalicion”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, analistët dhe shoqëria civile duhet ti mbajnë për “gjuhe” partnerët e qeverisjes së re të koalicionit LVV-LDK, dhe të kërkojnë përmbushjen e të gjitha zotimeve një nga një, duke afatizuar kohën e secilit veprim. 

E në prioritet, sipas Grapcit, duhet të jetë Dekriminalizimi dhe Vetting-u, si dhe çlirimi i ekonomisë nga monopolet e instaluara në biznes tash e 10 vite më parë.

“Mendoj që do ishte mire që për fillim të presim nga ky koalicion se çka do të ndodhë brenda me veprimet që ata kanë planifikuar brenda 3 mujorit të parë. Nëse me të vërtetë ky koalicion në mes të LVV-s dhe LDK-s fillon me përmbushjen e premtimeve që i kanë dhënë, atëherë mediet, shoqëria civile dhe ndërkombëtare duhet ta ngrehin zërin edhe për fillimin e procesit të Dekriminalizimit në politike e gjithandej nëpër institucione, por urgjentisht e pa vonesë edhe për hartimin dhe zbatimin e kornizës ligjore për Vettingun në drejtësi. Janë të dyja këto veprime që duhet të ndërmerren dhe mundë të zhvillohen në mënyrë paralele”, shtoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

Grapci ka rikujtuar edhe denoncimin shumë të zëshëm gjatë fushatës të bërë nga të dyja palët, LDK dhe LVV edhe kundër monopoleve kriminale që zotojnë Devollët, e të cilat kanë premtuar se do të ndërpriten.

“Albin Kurti, edhe gjatë Qeverisë Haradinaj si dhe gjatë fushatës zgjedhore, ka deklaruar që koha e DEVOLLEVE dhe homoligimit antiligjor dhe anti kushtetues po mbaron, se do ti vjen fundi. Tani sa do e mban këtë premtim Kryeministri i ri do e kuptojmë gjatë muajve apo në vazhdim, por ne si përcjellës të këtyre zhvillimeve politike, si shoqëri e pa varur civile dhe mediet, duhet dhe do të jemi vazhdimisht kritik dhe në kërkim të përmbushjes edhe të këtij zotimi”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)