Dikur ishin të dashur, ja çfarë i shkruante Marsida në Facebook viktimës, Dritan Haxhollit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga raporti që Marsdia Qatja ka pasur më herët me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë në banesën e saj nga oficeri Bledar Toçi.
Në dëshminë e dhënë në polici Marsida deklaroi se me viktimën kanë pasur një lidhje intime, e cila kishte marrë fund pak kohë më parë, por duket se Haxholli nuk e pranonte.
Por në intervistat dhe deklarata për mediat, Marasdia u shpreh se nuk është e vërtetë që ka pasur një lidhje intime me të, por vetëm njiheshin.
Nuk dihet për sa kohë ka vazhduar lidhja midis tyre, por në Facebook-un e të ndjerit, Marsida Qatja ka qenë aktive me komente duke përlyer fotot e të dashurit të saj.
Në një foto të Haxhollit, 31-vjeçarja komentonte duke komplimentuar ish të dashurin e saj.
“Je super i lezetshëm (super cool)”, i shkruante ajo në një koment anglisht në muajin Maj të këtij viti.
Në orët e para të mëngjesit të 10 Tetorit, Dritan Haxholli mbeti i vrarë nga Toçi, ndërsa kishte shkuar në shtëpinë e ish-të dashurës së tij me armë, duke hapur zjarr më pas.
Toçi u plagos vetëm me një plumb kallashnikovi, ndërsa u kundërpërgjigj me armën e tij të shërbimit duke lënë të vdekur në vend Dritan Haxhollin.
Toçi, shefi i sigurisë së burgut të Durrësit është arrestuar me akuzën e vrasjes me dashje.
(Kosova Sot Online)