Babai i ndjerë i Ahmet Isufit ishte anëtar i Vetëvendosjes, çfarë shkruan Albin Kurti për të
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar babain e ish-deputetit të AAK’së, Ahmet Isufin, i cili ndërroi jetë dje.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se Limon Isufi ishte anëtari më i moshuar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nuk ka asnjë protestë të organizuar nga VV’ja që Limon Isufi nuk kishte marrë pjesë.
“Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën nuk ka marrë pjesë anëtari ynë më i moshuar, 94 vjeçari, Limon Isufi. Baca Limon ka ndërruar jetë dje dhe sot varroset në Gjilan. Kujtimi për të është i paharrueshëm ndërkaq kontributi i tij i paçmueshëm”, ka shkruar Kurti.
Ka protesta të VETËVENDOSJE!-s në të cilat unë nuk kam marrë pjesë. Mirëpo, nuk ka protestë të Lëvizjes sonë në të cilën...
Posted by Albin Kurti on Monday, 14 October 2019
(Kosova Sot Online)