Foshnja gjendet e varrosur për së gjalli në një enë balte
Familjarët ndodheshin në varreza për të varrosur vajzën e tyre, e cila kishte lindur e pajetë, kur kanë dëgjuar të qarat e një fëmije që vinin nga toka e afërt me varrin e vajzës së tyre.
Të shqetësuar nga të qarat aspak të zakonta, familjarët kanë gërmuar përafërsisht 1 metër dhe kanë zbuluar një enë të madhe rrumbullake prej balte, të groposur nën tokë.
Pasi e kanë marrë enën dhe e kanë hapur, në të kanë gjetur një foshnje të porsalindur, e cila mrekullisht ishte ende gjallë.
(Kosova Sot Online)