Rritet inflacioni në eurozonë

  • 16 October 2019 - 19:14
Rritet inflacioni në eurozonë

Inflacioni në zonën euro në muajin shtator shënoi rënie në 0,8% nga 1% në muajin gusht, një ngadalësim më i theksuar se ai i parashikuar më parë, sipas shifrave mujore përfundimtare të Eurostat, të publikuara sot.

Më 1 tetor, Zyra europiane e Statistikave kishte njoftuar, sipas shifrave paraprake, një inflacion prej 0,9%  në shtator në 19 vende që kanë miratuar monedhën unike.

Kjo përqindje inflacioni mbetet më e ulët se objektivi i Bankës Qendrore Europiane (BQE), që parashikon të ruajë një niveli inflacioni nën 2%.

Kjo shifër prej 0,8% është gjithashtu më e ulët se parashikimet e analistëve prej 0,9%.

Bëhet fjalë për nivelin më të ulët të inflacionit që prej nëntorit 2016 (0,6%).

Ky dobësim shpjegohet nga lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, që paralizon ekonominë botërore, veçanërisht fuqitë eksportuese si Gjermania, industria prodhuese e së cilës ka hyrë në një fazë recesioni.


(Kosova Sot Online)