Konfiskohen armë dhe municion, në Gjakovë
Njësia e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare- Perëndimi në Gjakovë, në bashkëpunim me njësitë tjera të Drejtorisë Rajonale në Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor.
Ky operacion policor është realizuar në bazë të urdhër kontrollit të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.
Plani operativ “ARMËT” është kryer në fshatin Fshej të Gjakovës, me ç’rast gjatë bastisjes janë konfiskuar sasi e konsiderueshme armësh, municioni dhe mjete të tjera të ftohta si:
• 2 AK 47,
• 1 revole,
• 290 fishekë të kalibrave të ndryshëm,
• 7 karikatorë të armëve AK-47
• 4 copë krehër të fishekëve
• 1 pastrues të armëve,
• 2 shufra metalike,
• 3 thika ushtarake,
• 1 boks hekuri.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, përfshirë edhe parandalimin e posedimit të armëve pa leje.
(Kosova Sot Online)