Nuk ka negociata për Tiranën e Shkupin, Franca s’ndryshon qëndrim!

  • 17 October 2019 - 21:40
Nuk ka negociata për Tiranën e Shkupin, Franca s’ndryshon qëndrim!

Gazetarja Erisa Zyka ka përcjellë nga Brukseli, atje ku po mbahet samiti i liderëve të BE-së, se tashmë është konfirmuar se negociatat për Tiranën dhe Shkupin nuk do të hapen këtë vit.

Në një prononcim live për emisionin Opinion, Zyka u shpreh se sapo ka konfirmuar se Franca nuk ka ndryshuar qëndrim mbi dy vendet, e kësisoj Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk do të marrin hapjen e negociatave.

Erisa Zyka nga Brukseli: Lajmi i fundit që më ka ardhur është që Presidenti i Francës nuk do të ndryshojë qëndrimin e tij lidhur me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Është konfirmimi që ka ardhur enkas për emisionin Opinion.


(Kosova Sot Online)