Mësohet arsyeja e zjarrit në Ulpianë, raportohet për një të lënduar
Media raporton nga vendi i ngjarjes se sipas dëshmitarëve zjarri në Ulpianë është shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, derisa raportohet se një mashkull ka pësuar lëndime të rënda, shkruan media.
Zjarri ka nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa tashmë në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit.
Policia e Kosovës e kontaktuar nga media ende nuk ka dhënë detaje.
(Kosova Sot Online)